Jashari: Specialja po bënë punën e Serbisë

20:22 | 30 Tetor 2023
jashari:-specialja-po-bene-punen-e-serbise

Xhavit Jashari nga shoqatata e familjeve të dëshmorëve të Kosovës, për bastisjet e sotme të Prokurorisë, ka thënë se gjithë këto ndodhin nga një gjykatë të cilën ne nuk e njohim.

“Gjithë këto ndodhin nga një gjykatë të cilën ne nuk e njohim, dhe e keqja më e madhe, jo vetëm luftës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por dhe kombit i është bërë kur është votuar kjo gjykatë nga Parlamenti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Jashari në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Ai është shprehur se kjo gjykatë po bënë politikën e shtetit të Serbisë.

“Është faktuar që është gjykatë politike duke bashkëpunuar me prokurorinë e Serbisë dhe me shpifje të individëve të ndryshëm duke depunuar akuza të rreme. Mendoj se edhe kësaj do t’i vie fundi dhe atje nuk do të goditet më tutje lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se në këtë gjykatë ka të bëjë goditja e UÇK-së. “Çdo ditë e më shumë po faktohet se këru ka të bëjë që të goditet lufta e pastër dhe e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe këto bastisjet e fundit janë në vazhdën e kЍsaj gjykate. Mbi një shpifje të një raporti që është krijuar dhe që nuk ka rezultuar asgjë positive”, ka thënë tutje Jashari.

Komento: