Jashari thotë se Bashkimi Evropian na ka izoluar sikurse në kafaz, po eksperimenton me ne – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Jashari thotë se Bashkimi Evropian na ka izoluar sikurse në kafaz, po eksperimenton me ne

14:37 | 23 Dhjetor 2018

Kosova edhe këtë vit dështoi që ta fitojë liberalizmin e vizave.

Dështimi i Kosovës për të siguruar lëvizje të lirë për qytetarët e saj nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari po konsiderohet si eksperiment që bashkësia ndërkombëtare po e bën me Kosovën, e jo mospërmbushje të kushteve për liberalizim nga institucionet e Kosovës.

Djali i Hamëz Jashari shprehet se Bashkimi Evropian me mosdhënien e dritës së gjelbër për lëvizjes pa viza, kosovarët i ka izoluar sikurse në kafaz.

Ndonëse, fundi i vitit 2018 ishte data kur krerët shtetëror besuan se do ndodhë liberalizimi i vizave, Bashkimi Evropian si datë më të përafërt për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës ka dhënë vitin 2020.

“Fatkeqësisht bashkësia ndërkombëtare është duke bërë eksperiment me neve, na ka izoluar sikurse në kafaz. Unë dua t’i falënderoj të gjithë sepse pa ta nuk kishim arritur ku jemi këtu sot, por është absurd të thuhet që Kosova nuk ka arritur ta përmbush këtë kriter ose atë kriter, kur e dimë që 18 vite pas lufte komplet bashkësia ndërkombëtare është e instaluar në Kosovë në të gjitha nivelet,neve kemi shkuar deri sot sipas këshillave dhe hapave që ata na kanë thënë dhe sot të thuhet që Kosova nuk e ka plotësuar këtë kriter apo atë kriter kur e dimë që Maqedonia i është dhënë lëvizja e lirë, Mali i Zi po, Serbia po ashtu po”,ka thënë ai, transmeton kosovapress.

Djali i familjes Jashari të cilët u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, e ka komentuar edhe idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Ai beson se Thaçi nuk do bëjë ndonjë gabim në dëme të Kosovë, pasi për kufijtë aktual është derdhur shumë gjak.

“Për idenë e presidentit Thaçi ende nuk kemi informatë të saktë se çka ka menduar apo çka nënkupton me fjalën korrigjim. Unë nuk dua të besoj duke i hy analizës të vetë personalitetit të Thaçit, kush ka qenë para luftës, kush ka qenë gjatë luftës, dhe proceset apo zhvillimet që janë bërë pas lufte deri më tani nuk dua të besoj që do të bëjë ndonjë gabim”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër ai e përkrah idenë e Thaçit për bashkim me Luginën e Preshevës.
Bekim Jashari ka komentuar edhe deklarimet se do të themelojë parti, duke thënë se nuk e përjashton mundësinë por që ende nuk ka diçka konkrete. Ai thotë se është i interesuar që mandatin e tij si kryetar i pavarur i komunës ta dërgojë deri në fund.

“Realisht unë nuk e kam thënë me gojën time, unë e kam thënë që në çoftë se nevoja paraqitet e qytetarëve në atë masën serioze qysh është paraqitur nevoja kërkesa e qytetarëve para një viti që unë të futem si kryetar i pavarur në komunë,do e shqyrtoj atë kërkesë dhe do ulem prapë, por kam thënë se edhe në çoftë se ndodhë ajo, nuk kërcet kiameti sepse njerëz jemi dhe Bekimi nuk mund të rri duarkryq në çoftë se vendin e sheh që nuk është në rrugë të drejtë…Jo absolut që nuk mund të rri duarkryq por që diçka konkrete nuk ka ende…Unë jam edhe tri vite kryetar komune dhe unë do e dërgoj deri në fund këtë besim të qytetarëve që ma kanë dhënë si kryetar i pavarur për zhvillimin e komunës së Skenderajt”, u shpreh Jashari.

Komento: