“Jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejt”, Trumpi flet me Netanyahun

14:26 | 24 Qershor 2025
“Jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejt”, Trumpi flet me Netanyahun

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu të martën në mëngjes dhe ishte “jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejt”, tha një burim nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me atë që do të duhej të ndodhte për të ruajtur armëpushimin.

Ky burim tha se Netanyahu e kuptoi ashpërsinë e situatës dhe shqetësimet e Trumpit.

Trump, i cili ishte i gëzuar dje në mbrëmje kur njoftoi një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, qëndroi zgjuar deri natën duke parë transmetimin ndërsa ai ishte gati të hynte në fuqi.

Por, ai u nervozua gjithnjë e më shumë kur besoi se të dy vendet po e shkelnin marrëveshjen, thanë disa burime për CNN, nervozizëm që u shfaq plotësisht ndërsa ai u nis për në udhëtimin e tij në samitin e NATO-s.

Komento: