Serialet tukre janë popullariuar shumë tek ne kohëve të fundit.
“Jasini” apo në realitet, İdris Nebi Taşkan është aktori që e shohim çdo të ditë në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” me këtë rol ai arriti të fitojë famë edhe përtej kufijëve të Turqisë.
Idrisi është mjaft i pëlqyer edhe në Kosovë. Në këtë serial, “Jasini” ka qenë i dashuri i Egjesë njëra prej aktoreve kryesore të serialit, ata ndahen pas disa problemeve. Më pas “Jasini” për hakmarrje martohet me vajzën e burrit të Egjesë.
Aktori ka lindur më 1997 në Stamboll pra tani ka 22 vjet, shkruan rtv21.tv. Përveç aktrimit “Jasini” është edhe një adhurues i madh i basketbollit. Në kohën e lirë shpesh ai gjendet në palestër.
“Jasini” komentohet shumë nga shikuesit e serialit edhe për dukejn e tij. Aktori 22-vjeçar është shumë aktiv edhe në instagram ku numëron mbi 26 mijë e 600 ndjekës.