Jasir Asani flet për të ardhmen, sezonin e ardhshëm do të luaj në Spanjë

18:52 | 02 Maj 2026

Futbollisti i Shqipërisë, Jasir Asani ka folur për të ardhmen.

30-vjeçari ka njoftuar se sezonin e ardhshëm do të luaj në Spanjë, por e ka mbajtur të fshehtë klubin ku do të transferohet, shkruan IndeksOnline.

“Jam 95% i sigurt se sezonin e ardhshëm do të luaj në La Liga. Kam oferta nga Spanja, Arabia Saudite dhe Japonia. Me shumë mundësi do të luaj në Spanjë. Është një ekip shumë i madh. Kur vjen një ofertë e madhe nga një klub i LaLiga nuk mund të thuash jo, por më duhet të flas me Esteghlal”, ka deklaruar Asani.

Ai aktualisht është pjesë e skuadrës iraniane, Esteghal, por aktualisht kampioanti është ndërprerë për shkak të konfliktit me ShBA-të.

Komento: