Jasir Asani pranë kalimit te skuadra gjermane

16:15 | 21 May 2024

Jasir Asani është i destinuar të lërë Korenë e Jugut dhe të rikthehet në futbollin evropian. Për sulmuesin kanë shfaqur interes disa klube, mes të cilave edhe Dusseldorf në Gjermani.

Agjenti i Asanit, Aleksandar Javkov ka ‘trazuar ujërat’ duke publikuar një video nga stadiumi i gjermanëve, ku shihet në bisedë me disa zyrtarë të klubit dhe me mbishkrimin “Loading Jasir Asani”.

Duket se më në fund Guangju është bindur dhe me shumën e duhur do lërë Jasirin të lirë, teksa Dusseldorf luan në play-off për të siguruar një vend në Bundesligë me Bochum, raund që do jetë me dy ndeshje.
Me gjasë, për shkak se Dusseldorf ende nuk e ka siguruar vendin në elitën e futbollit gjerman, Asani me përfaqësuesit e tij nuk kanë vendosur firmën në kontratë për të zyrtarizuar kalimin.

Komento: