Jasmina pranon lidhjen me ish-konkurrentin e “Për’puthen”?

18:57 | 07 Gusht 2021

Pas ndarjes së bujshme nga Andi duket se Jasmina ka gjetur qetësinë pranë një mashkulli tjetër dhe besojeni ose jo ai mund të jetë një ish-konkurrent i “Për’puthen”.

Bëhet fjalë për Alesandro Mehmetin, djaloshin që e kemi parë vazhdimisht në shoqëri të brunes simpatike.

Dyshimet janë hedhur prej kohësh pasi dyshia janë të pa ndarë madje kanë kaluar edhe pushimet bashkë.

Edhe pse në një bisedë me ndjekësit Jasmina e mohoi lidhjen me të, duket se e ka pranuar në emisionin “Natën me Aulonën”, që do të transmetohet nesër.

Në promon e publikuar në Instagramin e autores dhe moderatores së emisionit, ajo i drejtohet Jasminës: “Jasmina në një lidhje me Alessandron që është një tjetër ish-konkurrent i “Për’puthen”…”. Bukuroshja brune më pas në disa fragmente të programit thotë: ”Do me thënë që kam ndjenja për atë person, shumë”.

E si për ta konfirmuar shprehet më pas: “Jam aktualisht në një lidhje shpirtërore me dikë. Që kur e kam njohur e deri më sot është 24 orë me mua”.

Ky nuk është rasti i parë që pas daljes bëhen çiftet nga ish-konkurrentët siç ndodhi me Tean e Beartin, Melisan e Andin, Anën e Eltonin dhe si duket do të kemi edhe Jasminën e Alessandron.

Komento: