Java e tretë e grevës/ Punëtorët teknik të UP-së pa paga të muajit shkurt, paralajmërojnë veprime radikale

16:03 | 06 Mars 2024
java-e-trete-e-greves/-punetoret-teknik-te-up-se-pa-paga-te-muajit-shkurt,-paralajmerojne-veprime-radikale

Punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës kanë hyrë në javën e tretë të grevës.

Ata po kërkojnë që paga e tyre të jetë 400 euro dhe të jenë të barabartë edhe me punëtoret tjerë teknik të institucioneve të tjera.

Aktualisht ata marrin pagë 270 euro neto, shkruan Front Online.

Për gjendjen e punëtorëve dhe atë se a do të vazhdojë ende greva për Front Online ka folur, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

Ai, ka deklaruar se gjendja e punëtorëve teknik të cilët janë në grevë është stabile.

“Gjendja e punëtorëve është stabile, me ndonjë rast aty të veçantë që shpesh herë ndodhë çështja e tensionit. Të gjithë punëtorët janë duke iu përmbajtur grevës me përqindje 100%”, është shprehur Azemi për Front Online.

Azemi, ka thënë se po përmbyllet edhe java e tretë e grevës  dhe nuk kanë asnjë ofertë siç e ka quajtur ai për dialog nga Rektorati.

Ani, pse kërkesa e tyre për dialog po i bëhet Rektoratit pothuajse çdo të dytën ditë.

“Ne pothuajse gati çdo të dytën ditë i kërkojmë rektoratit dialog por pozitën që e kemi dhe uljen në dialog. Deri tash po e përfundojmë edhe javën e tretë me grevë, nuk kemi asnjë ofertë së paku për t’u ulur për të biseduar dhe punëtorët është normale që dita-ditës janë duke u acaruar ne një farë forme me mosrespektimin së paku të gjendjes dhe mosrepsektim i tyre që kanë punuar më 30 vite dhe jemi duke pritur pagat që kanë obligim me ju dhënë sepse ligji na mundëson”, ka thënë ai.

 

Azemi: Nga java e ardhshme do të ndryshojmë mënyrën e grevës, do të ketë veprime radikale

 

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi. ka treguar se punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës nuk kanë marrë ende as pagat e muajit shkurt.

“Pra, pagat e muajit shkurt nuk kanë dalë ende dhe pikërisht këto janë që ne ende po qëndrojmë brenda këtu, dhe në moment kur na i qesin pagat ne nga java e ardhshme do të ndryshojmë sepse nuk shkon kështu deri në pafundësi”, ka deklaruar Azemi.

Sipas të parit të Sektorit Privat, nëse edhe këtë javë nuk ka ndonjë dakordim, atëherë nga java e ardhshme mënyra e grevës do të ndryshojë, duke paralajmëruar veprime më radikale.

“Ne duhet ta ndryshojmë çështjen e grevës, por jemi duke pritur derisa t’i qesin pagat në llogaritë tona, do të jenë komplet apo jo, përndryshe edhe nëse gjithçka është në rregull ne nga java e ardhshme do të ndryshojmë, dhe do të bëjmë veprime edhe më radikale sepse me atë që po shohim ne kështu kjo gjendje nuk po iu bën shumë përshtypje atyre”, është shprehur ai.

I, pyetur se çfarë mund të jenë këto veprime, Azemi ka thënë se Rektorati mund të mos funksionojë.

“Mund të vie deri te ajo që Rektorati nuk mund të funksionojë sepse punëtorët po kërkojnë që të mbyllet dera e rektoratit deri sa të bëhet një zgjidhje”, ka thënë ndër të tjera Azemi.

 

Azemi: Nga janari e deri më tani mbi 150 mijë punëtorë kanë ikur nga Kosova

Më 1 janar të këtij viti edhe zyrtarisht  iu dha fund regjimit të vizave dhe pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës, për të lëvizur lirshëm pa viza drejt vendeve në zonës Schengen.

Por, ky vendim ka ngjallur edhe frikë në vend.

Kjo, për shkak të largimit të fuqisë punëtore nga vendi.

E, numri i punëtorëve që kanë lëshuar Kosovën, duke kërkuar punë dhe kushte më të mira në vendet e huaja kalon 150 mijëshin.

Kështu, ka deklaruar për Front Online, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi

“Që nga 1 janari e deri më tash konsiderojmë që janë mbi 150 mijë punëtorë e kanë lëshuar vendin për të kërkuar punë në vendet e tjera për shkak të kushteve”, është shprehur Azemi./Front Online

Komento: