
Faton Peci i Vetëvendosjes ka përsëritur thirrjen për koalicion ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, thirrje kjo e refuzuar disa heër nga kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Peci para gazetarëve tha se LDK “e ka mundësinë ideale” për zbatimin e programit zgjedhor që kanë elaboruar gjatë fushatës zgjedhore.
“Përgjegjësia (për konstituimin e Kuvendit të Kosovës) nuk na takon vetëm neve, por edhe të tjerëve – të cilët në një pjesëmarrje në bashkëqeverisje e kanë mundësinë ideale të plasimit të ideve që kanë shpalos në periudhln zgjedhore, por edhe ofrimit të zgjidhjes në shumë problematika në të cilët përballet vendi”, tha Peci.