‘Java kundër korrupsionit’, ministri Bytyqi diskuton me nxënësit e shkollave të mesme

15:01 | 11 December 2018

Në kuadër të “Javës kundër korrupsionit 2018″, Mministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në diskutimin me nxënësit e shkollave të mesme.

Gjatë diskutimit, ministri Bytyqi ka thënë se institucionet shtetërore, veçanërisht të rinjtë, luftimin e korrupsionit duhet ta kenë përditshmëri, pasi sipas tij dihen dëmet që i shkakton kjo dukuri një vendi, të rinjve dhe qytetarëve në përgjithësi, përcjell ORAinfo.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ministri Bytyqi ka shkruar se duhet të pranohet që dukuria e korrupsionit ekziston në vendin tonë, duket theksuar se duhet të gjendet mënyra si të luftohet kjo dukuri.

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e ministrit Bytyqi:

Bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Gerrie QWillems, përfaqësuesin e Ambasadës Italiane në Kosovë, z. Matteo Corradini dhe drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, diskutuam me nxënësit e shkollave të mesme në temën: “Avokimi i ndryshimit kulturor: Roli i gjeneratave të reja për formësimin e vlerave të së nesërmes”.

Me këtë rast theksova se, institucionet shtetërore, veçanërisht të rinjtë, luftimin e korrupsionit duhet ta kenë përditshmëri, ku dhe dihen dëmet që i shkakton kjo dukuri një vendi, të rinjve dhe qytetarëve në përgjithësi, sepse është pengesë serioze e zhvillimit.

Fillimisht duhet ta pranojmë se kjo dukuri ekziston në vendin tonë dhe pastaj ta gjejmë mënyrën se si ta luftojmë. Megjithatë, parandalimi i korrupsionit është shumë më i lehtë se luftimi i tij.

Nëse flasim në nivelin e lartë, nuk mund të flasim për parandalim, por për luftim, ndërsa kur flasim me të rinjtë, flasim për parandalim, që është edhe faza më e lehtë, madje këtë mund ta bëjnë edhe duke u edukuar dhe duke i kuptuar dëmet që shktakton kjo dukuri negative.

Nëse ne këtë e bëjmë kulturë të përditshme, duke edukuar veten dhe pjesëtarët tjerë të familjes, jemi në fillim të mbarë për parandalimin e korrupsionit dhe për të kërkuar edhe luftimin e atyre që tashmë janë korruptuar.

Të rinjtë duhet ta kuptojnë se është vlerë të jesh i ndershëm, është vlerë që çdo gjë që e bën ta fitosh me dije dhe djersë, e jo me forma të tjera korruptive.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të “Javës kundër korrupsionit 2018″, që po realizohet përmes “Projektit kundër krimit ekonomik“, të Këshillit të Evropës.

Komento: