Sipas raporteve të fundit nga Tuttosport, në javët e ardhshme, AC Milan dhe Torino do të ulen rreth një tavoline për të diskutuar të ardhmen e Patrick Cutrone.
Cutrone, ka treguar pak për klubin që nga ardhja e Krzysztof Piatek prej 35 milionë eurosh nga Genoa në janar dhe prandaj kërkon të largohet përcjell ORAinfo.
Tuttosport shkruan se një takim do të mbahet së shpejti për të diskutuar të ardhmen e tij, por, duke siguruar që Torino të ketë fonde, një marrëveshje mund të jetë patjetër në horizont.
Megjithatë, është raportuar se Torino do të financojë vetëm një lëvizje për Cutrone nëse Simone Zaza apo Andrea Belotti do të largohen nga klubi në verë./ORAinfo/