Javën e ardhshme reshje bore në viset malore

21:08 | 09 November 2024
javen-e-ardhshme-reshje-bore-ne-viset-malore

Java e ardhshme fillon me mot të ftohtë dhe të thatë. Nga mesi i javës, sipas trendeve të fundit, parashihen periudha me të reshura, kryesisht shiu, e të borës në vise malore.

Temperaturat shënojnë rritje deri në 13C e 14C në pjesën e dytë të javës, si një indikator që rryma më të ngrohta ajrore depërtojnë mbi rajon. Minimalet gjithashtu shënojnë rritje në 4C e 5C. Në fundjavën e ardhshme, më pas pritet një pushim nga të reshurat, njofton Prishtina Weather.

Pas datës 18, sërish shfaqen gjasa për mot jostabil, me të reshura, herë herë paksa më intenzive, ndërkohë që temperaturat shfaqin trend të rënies më afër mesatareve në 9C e 10C, maksimalet, e minimalet pranë 0C.

Në disa modele paraqiten sinjale edhe për të reshura dëbore, nëse temperaturat zbresin në 0C.

 

Komento: