Shi e borë javën e ardhshme në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me shi dhe me borë.
Të hënën, sipas IHMK-së, në viset e ulëta do të ketë reshje shiu dhe vranësira, ndërsa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.
Ndërsa, gjatë së martës, parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje.
“Të mërkurën, mot kryesisht i vranët, por i qetë. Të enjten, i ngjashëm me ditën e mërkurë, por më i ftohtë. Të premten mot i vranët dhe me kushte për reshje bore”, thuhet në njoftimin e Institutit
Gjatë këtyre pesë ditëve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 8 gradë.