Mbahet ankandi i 13-të i letrave me vlerë për vitin 2021, emetohen 20 milionë euro me maturitet 7 vjeçar.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 25 gusht 2021 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2021.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro, .
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.