Jeffrey Hovenier: Mbështesim planin 10-vjeçar të FSK’së për t’u bërë një forcë shumë-etnike

12:48 | 24 Prill 2023

Hovenier: Mbështesim planin 10-vjeçar të FSK’së për t’u bërë një forcë shumë-etnike.

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, sot ka takuar gjeneralin e brigadës së Iowas, Stephen Osborn

Hovenier, ka thënë SHBA’të vlerësojnë partneritetin e qëndrueshëm të Iowas me FSK’në, pasi që ata mbështesin planin 10 vjeçar të FSK’së për tu bërë një forcë shumë etnike, profesionale, e ndërveprueshme nga NATO’ja për mbrojtjen territoriale.

Po ashtu, ai ka thënë se takimi me Osbon ka qenë kënaqësi.

“Kënaqësi të mirëpresim gjeneralin e brigade së Iowa-s, Stephen Osborn, në Kosovë. Ne vlerësojmë partneritetin e qëndrueshëm të Iowa-s me FSK-në pasi mbështesim planin 10-vjeçar të FSK-së për t’u bërë një forcë shumë-etnike, profesionale, e ndërveprueshme nga NATO-ja për mbrojtjen territoriale”, ka shkruar Hovenier.

Komento: