“Jemi miq qe 50 vite, nuk më pranuan në varrim” – Babi i Naim Murselit flet për raportet me familjen e Liridona Ademaj

21:24 | 04 Dhjetor 2023

Babai i Naim Murselit ka treguar se nuk është pranuar në rivarrimin e Liridona Ademajt të hënën nga familjarët e saj

.

Ai ka treguar se ka kërkuar nga familjaret e Liridonës që t’i lejojnë pjesëmarrjen në rivarrim por sipas tij është refuzuar.

“Me familjen e Liridones jemi miq që 50 vite. S’kom pas fytyrë me ju dal përball pas kësaj. Megjithëse mbrëmë ia kam dërgu një mesazh me i pyet a mundem me marr pjesë në rivarrim. Por, nuk me kanë pranu. Unë jam me ata, pavarësisht që Naimin e kam djal”, ka deklaruar Murseli për Nacionale.

“Ju shprehi ngushëllime e mesazhi im kish me qenë: T’i ndrojna vendet“, është shprehur Murseli në lidhje me raportet me familjen e viktimës.

Tutje, ai shprehet se është shokuar me rastin dhe publikisht deklaron se e përkrah familjen e Ademaj dhe bashkendjen dhimbjen me ta.

“Unë jam shumë i tronditur, se Liridonen e kam dashtë ma shumë se qikën teme. Me pas ditë qe e ka bo djali jem, ai kurr nuk ish sot gjallë”, tha ai.

Komento: