“Jemi të kënaqur me 50 viktima”, kryebashkiakja e Durrësit jep dorëheqje

09:39 | 01 Dhjetor 2019

“Jemi të kënaqur me 50 viktima”, ishte deklarata e kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako që nxiti reagim të madh në rrjetet sociale.

Kjo bëri që ajo të jep dorëheqje nga kryetarja e bashkisë së Durrësit.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve,”-shkroi ajo në një postim në Facebook.

Kryetarja e Bashkisë në Durrës, Valona Sako ka bërë një gafë gjatë një lidhje të drejtpërdrejt në Top Channel.

Kryebashkiakja Sako tha se jemi të kënaqur edhe me 50 viktima.

Pavarësisht kontekstit që ajo ka menduar se e ka pasur, çfarë deklaroi ishte vërtetë një prej atyre gafave të rënda, që mbahet mend gjatë.

Kryebashkiakja ndoshta e ka pasur nga lodhja e këtyre ditëve, por kjo assesi nuk mund të justifikojë një gafë të rëndë, e sidomos kur ajo thuhet në një televizion me një audiencë të madhe televizive.

https://www.youtube.com/watch?v=MBwUsfwkdf4&feature=emb_title

Komento: