Jeni mësuar ta shihni në fustane të gjata, ja si duket Afërdita në stil sportiv

23:33 | 10 Gusht 2019

Afërdita Demaku duket ndryshe në veshje sportive.

Ajo është ndër këngëtaret më të dashura dhe të kërkuara në mbarë trojet shqiptare.

Me zërin dhe stilin elegant ajo ka mbledhur pas vetes numër të madh të fansave.

Bëhet fjalë për këngëtaren nga Drenica, Afërdita Demakun, e cila edhe sot vazhdon të jetë mjaft aktive në karrierën muzikore.

Krahas mbrëmjeve dhe ahengjeve të ndryshme familjare, 40 vjeçare aktive po mundohet të qëndrojë edhe në rrjete sociale për fansat e saj të shumtë, shkruan rtv21.tv

Kur jemi te rrjetet sociale, Demaku pak orë më parë publikoi disa imazhe të bukura nga Bajram Curri.

Me flokë të lidhura dhe me veshje sportive, këngëtarja duket mjaft në formë në imazhet e fundit. Në fotografitë e publikuara në instagram për 95 mijë e 600 ndjekësit e saj, këngëtarja po merr komente dhe pëlqime të shumta.

Komento: