Jeni shëruar nga korona? Me patjetër lexojini këto këshilla e rregulla

14:16 | 29 July 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

Personat që janë shëruar nga Covid-19, duhet të dinë si të sillen në jetë pas këtij virusi. Faktorët kryesor që ndihmojnë në rikuperim, janë ushqimi i shëndetshëm, reduktimi i stresit, higjiena dhe testimi

Mjekët kanë dhënë disa këshilla për personat që janë shëruar nga Covid-19.

Mënyra e jetesës është faktori kryesor që ndihmon rikuperimin. Pushimi, ushqimi, i shëndetshëm dhe reduktimi i stresit janë më e mira që mund të bësh për vetën në muajin pas shërimit. Mjekët japin disa këshilla për periudhën pas Covid-19.

Njëra nga to është ushqimi i shëndetshëm, ku duhet të evitohen ushqimet e rënda dhe të dëmshme. Duhet të reduktoni mishin dhe gjithashtu të hiqni sheqerin.

Higjiena është tjetër këshillë, pasi që ndihmon në mos shpërndarjen e virusit.

Pushoni, duke bërë gjumë të mirë dhe duke reduktuar stresin. Praktikoni gjumë në mesditë.

Vitamina D është e rëndësishme të merret, pasi që ndihmon në rikuperim. Ushqimet si peshku, vezët, lëngu i portokallit kanë më shumë vitaminë D. Mund të merrni edhe suplemente vitaminë D, shkruan Gazeta Metro.

Ruani vigjilencën vëzhgo kohë pas kohe frymëmarrjen dhe funksionimin e mushkërive. Në disa shtete është raportuar se te ndonjë pacient, ka pasur rikthim të simptomave disa javë pas shërimit që ka kërkuar hospitalizim. Planifiko me kohë ku të lajmërohesh dhe ku mund të shtrihesh në spital në një rast të tillë.

Më poshtë keni këshillat që janë dhënë nga mjekët dhe është punuar nga Organizata Bashkë Për Shëndetin.

Ndërkaq dje, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 239 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 192 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje, janë shëruar 102 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331.

Komento: