Jep dorëheqje kryeministri, kjo është arsyej

10:02 | 15 Dhjetor 2018

Ka dhënë dorëheqje Kryeministri i Shri Lankës , Mahinda Rajapaksa, vetëm shtatë javë pasi u zgjodh nga disa veprime të befasishme politike, të cilat sollën një krizë të thellë politike.

Ai kishte shërbyer më parë edhe si president i Shri Lankës, ndërsa ceremonia e dorëheqjes u mbajt në shtëpinë e tij.

Djali i tij deklaroi për mediet e huaja se babai i vet ka dhënë dorëheqje me qëllim që të ruhet stabiliteti i vendit. Kjo dorëheqje e sjell fundin e një pushteti më të shkurtër se dy muaj, i cili e vuri në rrezik stabilitetin politik të Shri Lankës. Në tetorin e kaluar, presidenti i vendit e kishte shkarkuar kryeministrin e mëparshëm, Wickremesinghe, duke e zëvendësuar me kryeministrin që dha dorëheqje sot.

Sidoqoftë, pritet që në pozitën e kryeministrit të kthehet prapë figura që u shkarkua nga presidenti më herët. Zëdhënësi i partisë së kryeministrit të shkarkuar tha se presidenti është pajtuar që ta emërtojë kryeministrër Ranil Ëickremesinghen nesër në orën dhjetë. Pritet që ky veprim të shërbejë si përfundim i bllokadës politike, duke e pasur parasysh faktin se vendi ka pësuar dëme edhe në ekonomi për shkak të krizës politike në pesëdhjetë ditët e kaluara, shkruan “BBC”, transmeton express.

Komento: