Jep dorëheqje kryeministri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Jep dorëheqje kryeministri

21:41 | 20 Maj 2019

Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqje.

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, tha se do të japë dorëheqje.

Në një deklaratë televizive, ai tha se do të largohet në takimin e ardhshëm të qeverisë, më 22 maj.

Njoftimi i tij vjen pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës dhe tha se do të shpërbëjë parlamentin dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Hroysman, i cili është anëtar i bllokut të ish-presidentit Petro Poroshenko, tha se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Hroysman, 41 vjeç, ka qenë kryeministër qysh në prill të vitit 2016.

Ai ka shërbyer më herët si kryetar i parlamentit.

Dorëheqja e tij i pason ato të dy anëtarëve të tjerë të kabinetit: ministrit të Mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe të shefit të Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak, përcjell REL.

Të dy ata dhanë dorëheqje të hënën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!