Në takimin e 300-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), i mbajtur të mërkurën, ka dhënë dorëheqje kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, pasi është propozuar për dekretim te presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë takim, KGJK-ja njoftoi se ka miratuar dorëheqjen e kryetarit të Supremes, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mbledhja po vazhdon me diskutimin për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Gjykatës Supreme.
Ndryshe, më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit Vjosa Osmanit emërimin e Enver Pecit si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.
Pas votimit të fshehtë, ku morën pjesë 87 deputetë, Peci kishte marrë 66 vota, të cilat janë të mjaftueshme për zgjedhjen e tij, ndërsa të pavlefshme kanë qenë tri fletëvotime.