Jep dorëheqje kryetari i VV-së në Mitrovicë pas humbjes së Agim Bahtirit

20:33 | 19 Tetor 2021

Pas humbjes së Agim Bahtirit, kryetari i VV-së në Mitrovicë jep dorëheqje.

Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Mujka ka dhënë dorëheqje në mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Express ka mësuar se ushtrues detyre i kryetarit të VV-së deri në zgjedhjet e ardhshme do të jetë Alban Uka.

Faruk Mujka udhëhoqi Vetëvendosjen e Mitrovicës për disa vite, ndërsa në zgjedhjet e fundit ajo doli e dyta (34,40%), kurse në asamble fitoi rreth 30% të votave.

Komento: