Jep dorëheqje nga LDK-ja

17:01 | 06 July 2019

Ka dorëheqje te LDK.

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Vrellë të Istogut, Xhevat Demaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në këtë parti.

Ai ishte anëtar kryesie dhe këshilltari më i votuar në vitin 2007 dhe 2013, si dhe njeriu që më së shumti i kishte ndihmuar kryetarit Haki Rugova në zgjedhjet e fundit lokale, transmeton Indeksonline.

Demaj përmes një shkrim në facebook ka thënë se gjatë mbajtjes së procesit të zgjedhjeve për kryetar, delegatët ishin të frustruar dhe të kërcënuar për vende të punës.

Derisa bënë krahasim me vendet komuniste: “nuk e di a ishim në vende komuniste si në Kore të Kim Jong-un apo në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:

Pas një periudhe të gjatë në rrugen e drejt te Lidhjes Demokratike te Kosovës,si antar kryesie dhe keshilltari me i votuar ne vitin 2007 dhe 2013, dhe Kryetar i nëndeges se Vrellë-s po thuajse ne te gjitha mandatet dhe aktivist ne te mirën e vendit si qyter i Komunes se Istogut dhe fitus i zgjedhjeve te fundit në 2017.

Pas një lutje te gjatë nga kryesija qendrore LDK-se edhe direkt nga Kryetari z.Isa Mustafa dhe pothuajse te gjithë deputete LDK-es japa kontribut për ketë “Tradhtar” dhe ordiner tipik Komunist, dhe me ra ne gjunjë per ta ndimu per tja fitu zgjedhjet, me pretendimin se do te rregullohen qeshtjet mbrenda LDK-es në Istog.

Megjithatë më forcen time morale dhe familjar i binda qytetaret e Istogut që kanëbesimin te unë, dhe më besuan dhe ja fituam zgjedhjet ndersa ky si gjithë herave të tjera prap me mashtrim dhe tradheti. Ndresa sot me disa bashkëpuntor të ti, qe nuk jan as për familjet e veta sot shkelen mbi LDK-në dhe mbi Presidentin Historik Dr.Ibrahim Rugova.

Gjatë mbajtjes te procesit te zgjedhes per kryetar Delegatet ishin te fustruar dhe te kercenuar per vende te punes qe i mbajnë si detyrë, nuk e di a ishim ne vende komuniste si ne Kore te Kim Jong-un apo në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kerkoj falje morale familjes dhe qytetarve dhe aktivisteve te Lidhjes Demokratike te Kosovës, lus per nje shpres qe Kryesia qendrore te meret me paknaqsine si nëdegë e Vrellës po thuajse edhe ma gjërë.

Komento: