
Bekim Sele jep dorëheqje nga bordi i RTK-së.
4 muaj pasi u votua nga Kuvendi i Kosovës, Bekim Sele ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Këtë për portalin KALLXO e ka konfirmuar kryetari i bordit, Besnik Boletini.
Në letrën e dorëheqjes Sele ka thënë se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me angazhimet e tij profesionale.
“Përmes këtij e-maili ju informoj për dorëheqjen time nga pozita e anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës! Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë kryesisht me punën time profesionale, me theks të veçantë, angazhimin në sferat e filmit dhe në punët e tjera akademike. Shfrytëzoj rastin të ju falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin tuaj gatë kësaj periudhe dhe ju dëshiroj më të mirat!”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Seles.
Ndryshe, Bekim Sele nder tjera njihet edhe për marrëdhëniet kontraktule me Viva Fresh Store në fushën e marketingut dhe Komunikimit me Publikun. Këtë angazhim ai e ka mbajtur edhe gjatë kohës sa ka qenë i angazhuar në bordin e RTK-së, ndërkohë që rrjeti i marketeve dyshohet se u përfshi në një skandal të madh të zhvatjes dhe mashtrimit të qytetarëve me çmimin e vajit.