Një ministër britanik ka dhënë dorëheqje.
Ministri britanik për Uellsin, Nigel Adams, ka dhënë dorëheqje nga posti për shkak të përplasjeve me qeverinë rreth Brexit-it, më saktësisht pasi nuk u pajtua me strategjinë e kryeministres Theresa May.
Adams ka kritikuar vendimin e kryeministres May për të filluar negociata me liderin opozitar nga partia Laburiste, për të gjetur një dalje nga bllokada.
“Duhet të realizojmë Brexit-in, atë për çfarë votoi populli”, tha ai në letrën e dorëheqjes ku mes tjerashthekson se duhet parandalohet një fatkeqësi nga një qeveri Corbyn.
“Kam frikë se jemi vënë në rrezik që në të njëjtën kohë të dështojmë në të dyja këto çështje”, shkruan Adams.
Ai thotë në letrën e tij se legjitimimi dhe kthimi i Jeremy Corbynit për t’ju ndihmuar në këtë fazë vendimtare është një gabim i rëndë”.
Adams ka mbrojtur idenë e largimit të Britanisë nga BE-ja pa një marrëveshje. “Asnjë marrëveshje nuk është më mirë se një marrëveshje e keqe”, thotë ai.
Mbrëmë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, bëri thirrje për durim pas deklaratës së kryeministres britanike, Theresa May, se kanë nevojë për një shtyrje të Brexit-it.
“Duhet të jemi të durueshëm ndonëse pas ditës së sotme nuk do t’i dimë rezultatet”, shkroi Tusk në llogarinë e tij në Tëitter duke e vendosur tagun Brexit.
May në një deklaratë të saj tha se kanë nevojë për një shtyrje të vogël sepse dëshiron të takohet me Jeremy Corbyn, udhëheqësin i opozitës, për të gjetur një rrugëdalje nga bllokimi i procesit./Anadolu Agency/