Jep dorëheqje Presidneti Thaçi

11:44 | 05 Nëntor 2020

Jep dorëheqje Hashim Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje, pasi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti në konferencën para mediave.

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thacin e Veselin, deri tash dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Të gjitha të akuzuarit kanë qenë prej udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Akuzat e tyre kanë të bëjmë me krime që Prokuroria Speciale pretendon se i kanë kryer ata.

Komento: