Fadil Rama jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Drenicës.
Fadil Rama dhe KF Drenica kanë ndarë rrugët.
Kryetrajneri i Drenicës, Fadil Rama, ka ndarë rrugët me skuadrën nga Skënderaj.
Faqja zyrtare e Drenicës bën të ditur se pas rezultateve jo të kënaqshme trajneri ka vendosur të jap dorëheqjen.
Rama ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, duke lënë rrugë për dikë tjetër që ta kthejë skuadrën në rrugë të mirë.
Më poshtë lajmi ua përcjell njoftimin e plotë të KF Drenicës (pa intervenime).
Fadil Rama jep dorëheqje!
Skenderaj – 24.10.2020
Kryetrajneri i deritanishëm i skuadrës, Fadil Rama ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e të parit në stolin e KF Drenicës , pas humbjës 4:1 kundër FC Drita.
Dorëheqja e trajnerit ka ardhur si rrjedhojë e rezultateve jo të mira, thuhet në dorëheqjen e Ramës.
Ky i fundit ka falendëruar kryesinë për besimin dhe përkrahjen gjatë gjithë kësaj kohe.
Gjithashtu edhe klubi falendëron trajnerin Rama për punën dhe angazhimin e deri tanishëm.
Klubi do t’ju njoftoj më kohë në lidhje me zhvillimet për emërimin e trajnerit të ri.