Jep dorëheqje trajneri i KB Prishtinës

17:26 | 01 Mars 2020

Jep dorëheqje trajneri i klubit basketbollistik Prishtina, Teo Hojc.

Pas dështimit në ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës dhe humbjes së djeshme ndaj Bashkimit, Hojc ka marrë përgjegjësinë e plotë për këto dështime dhe ka vendosur të jap dorëheqje.

”Pas rezultateve të pakënaqshme, Trajneri Teo Hojc merr përgjegjësinë për humbjet dhe jep dorheqje nga pozita e kryetrajnerit.

Hojc falënderoi kryesinë e klubit për mundësinë dhe bashkëpunimin e deritanishëm ne klubin më të trofeshëm Kosovar.

Teos i dëshirojmë suksese në vazhdën e karrierës së tij”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Komento: