Jep dorëheqjen trajneri i Belgjikës

19:53 | 01 December 2022

Eliminimi i papërballueshëm, jep dorëheqje trajneri i Belgjikës

Trajneri Roberto Martinez ka dhënë dorëheqje si trajner i Belgjikës.

Kjo vjen menjëherë pasi Belgjika u eliminua në fazën e grupee të Kampionatit Botëror.

Njoftimi për dorëheqjen e tij e dha Federata e Futbollit e Belgjikës.

Martinez ishte pjesë e Belgjikës që nga viti 2016, teksa kontrata do t’i skadonte në fund të këtij viti.

Komento: