Jepen detaje: Ish polici i arrestuar serb dyshohet se organizoi sulmin ndaj zyrtarëve të KQZ-së në veri

17:11 | 10 December 2022

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për ndalimin në Jarinjë të ish zyrtarit policor serb, ish pjesëtar i MUP-it, i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës.

Sveçla ka thënë se Dejan Pantiq është ndaluar nën dyshimin se ka organizuar sulmin në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor.

Me këtë vepër, Sveçla ka thënë se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri.

Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit”, shkruan ai.

Për këtë arrestim qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit duke bllokuar rrugët në këtë pjesë, Zveçan dhe Leposaviq.

Komento: