Jepet lajmi i shumë pritur nga Lindja e Mesme

15:56 | 17 Prill 2026

Ngushtica e Hormuzit është hapur për transportin tregtar për pjesën e mbetur të armëpushimit, përmes një rruge të koordinuar gjatë armëpushimit, shkruan NBC News.

Lajmin e dha Kryediplomati i Iranit, Abbas Araghchi.

“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Organizata e Porteve dhe Detarisë e Republikës Islamike të Iranit”, ka njoftuar Araghchi.

Këtë hap e ka mirëpritur edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e falenderoi Iranin.

“Irani sapo ka njoftuar se Ngushtica është plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë. Faleminderit!”, ka shkruar Trump.

Trump kishte vendosur rihapjen e kësaj rruge tregtare të rëndësishme si kusht për armëpushimin, megjithëse më vonë ai vendosi një bllokadë ndaj porteve iraniane pasi Teherani nuk e rihapi ngushticën dhe të dy palët nuk arritën një marrëveshje paqeje.

Pavarësisht rihpajes së Ngushticës së Hormuzit, bllokada e SHBA’së mbetet në fuqi.

“Bllokada detare do të mbetet plotësisht në fuqi dhe në veprim sa i përket vetëm Iranit, deri në momentin që transaksioni ynë me iranin të jetë 100% i përfunduar,” tha ai.

Trump shtoi se negociatat për një marrëveshje paqeje “duhet të ecin shumë shpejt, pasi shumica e pikave janë tashmë të negociuara.”

Komento: