Sonte në emisionin “Pa Protokoll” të Kanal10 u diskutua jeta e natës në kryeqytet.
I ftuari, Dj First tha se tashmë ka ndryshuar situata, pasi ka më shumë vende ku zhvillohet jeta e natës por që telefoni ka ndikuar.
“Jeta e natës ka evoluar, janë disa gjëra pozitive e disa negative. Ka vende më shumë që bëjnë evente dhe kërkesa është rrit, por nuk e di kualiteti a është rrit. Klube ka më shumë se që ka pasur përpara, e sot ka njerëz që dalin në klube por rrin në telefon”, tha ai.