Bashkëfshatarët e Thaçit flasin për jetën e tij para luftës dhe politikës.
Pak lëvizje gjatë ditës ka pasur në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë, bashkëfshatarët të bindur në pafajësinë e tij.
Mësimet e para, i mori në këto banka.
Në vitet e 70-ta, këtu në shkollën fillore të fshatit Turiqec, një nxënësi i ri, u regjistrua për herë të parë në shkollë.
Pak kush do të besonte, që djaloshi që udhëtonte nga fshati Burojë, një ditë do të bëhej president i vendit.
Tani, kur kanë kaluar shumë vjet nga ajo kohë, fotografitë e Hashim Thaçit, janë gjithandej në këtë shkollë.
Nuk mund të mungonte as ky punim, me flamurin e Kosovës, pavarësinë e së cilës, e shpalli vet në vitin 2008.
Në ditën kur iu konfirmua aktakuza dhe dha dorëheqje si president u vendit, fjalë të mëdha për të, ka ish – mësuesi i tij, Zymber Hasani.
Hasani nuk e ka pritur mirë lajmin, që ish nxënësi i tij, po akuzohet për kri’me lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Ndërkohë, pak lëvizje u panë tek shtëpia e Hashim Thacit në Burojë të Skenderajt.
Këtu u panë vetëm zyrtarët policorë, të cilët rëndom sigurojnë shtëpinë e ish kreut politik të UCK-së.
Lajmin që Thaci të enjten do të udhëtojë për në Hagë, nuk e priten mirë fqinjtë e tij.
Hoti thotë se pjesëtarët e UCK-së, nuk kryen kri’me lufte.
Sipas tij, ato i bëri dikush tjetër.
Ndërkohë, në shtëpinë e prindërve të Hashim Thacit në Burojë, gjatë ditës ka shkuar edhe gruaja e ish presidentin.