Gazetari i njohur tha se jeta e tij ndryshoi pasi e pa live Vedat Muriqin.
Vedat Muriqi mbrëmë shënoi sërish për Mallorcan në La Liga, por ekipi i tij nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 ndaj Espanyolit.
Edhe njëherë tjetër, sulmuesi kosovar tregoi kualitetin e tij, duke u regjistruar në listën e golashënuesve.
Gjithsej këtë edicion, Muriqi ka realizuar gjashtë gola në 10 paraqitjet në elitën e futbollit spanjoll.
E paraqitja e mbrëmshme i la përshtypje të mëdha gazetarit spanjoll, Rafael Escrig.
“Jeta ime ka ndryshuar pasi e pashë live Vedat Muriqin”, shkroi ai në Twitter.
Lewandowski është në vendin e gjashtë në listën e golashënuesve me gjashtë gola, aq sa kanë edhe pozitat pesë dhe katër.
Listës i prin sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski.