Jeta luksoze e Nora Istrefit, vetëm për një dukje shpenzon mbi dy mijë euro

14:13 | 20 Shtator 2020

Nora Istrefi vetëm për një dukje shpenzon mbi dy mijë euro.

Nora Istrefi përkundër viteve në skenë, ajo po vazhdon të jetë njëra prej artisteve më të pëlqyera në treg.

E njëjta njëherësh është personazh tejet i ndjekur edhe në rrjetet sociale, gjersa ndan me ndjekësit postime e video të ndryshme.

Ditë më parë, nëna e një vajze mori vëmendje të madhe me një fustan të shkurtër të verdhë elegant.

Fustani, i cili u komentua në masë të madhe, u bë e ditur se kushton hiç më pak se 1300 euro.

Kjo në bazë të faqes “What They Wearin”, tashmë e njohur për publikimin e çmimeve të veshjeve të artistëve shqiptarë.

Ndërkohë, Istrefi ka të veshur edhe një palë take të markës ‘YSL’ që kushtojnë 995 euro.

Siç shihet, Nora vetëm për një dukje atraktive shpenzon 2295 euro.

Artistja momentalisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Dy zemra”, të cilën e solli javën e kaluar në bashkëpunim me Butrint Imerin.

Komento: