Jeta Statovci: Nuk e kam parë draft-statutin e Asociacionit

13:05 | 24 Nëntor 2023
jeta-statovci:-nuk-e-kam-pare-draft-statutin-e-asociacionit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka bërë publik draftin e statutit të Asociacionit që pesëshja e emisarëve ia ka sjellë më 21 tetor.

Dhe, këtë po thotë se po e bën pasi kështu ia kërkuan ndërkombëtarët.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci mohon ta ketë parë draft-statutin e ri të Asociacionit.

Ajo thotë për Front Online se pa arritur deri te një fazë ku mund të konsiderohet si material i trajtueshëm në mes të palëve ka mbetur ende nën margjinat e konfidencialitetit.

 “Jo edhe mund të them që jashtë liderëve institucional dhe pjesës të dakordancës konfidenciale me palë ka qëndruar në kuadër të këtyre margjinave të dakordancës mbajtja e këtij drafti. Nuk po mendoj që ka të bëjë me fshehtësinë e saj. Ka të bëjë thjesht që është ende në diskutimin diplomatik në mes të palëve. Andaj, para se të arrihet që të bëhet një draft i cili shpaloset për palët në mënyrë që të jetë i diskutueshëm, pra ende qëndron në kuadër të diskutimeve të brendshme”, ka deklaruar Statovci.

Komento: