Jo më Suarezin, Arsenali e do këtë super-lojtar të Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Jo më Suarezin, Arsenali e do këtë super-lojtar të Barcelonës

08:19 | 27 Janar 2019

Duket se Arsenali e do patjetër një lojtar nga Barcelona.

Arsenal fillimisht ishte futur në bisedime me skuadrën katalane për shërbimet e mesfushorit Denis Suarez, por këto bisedime duket se kanë marrë fund dhe çështja mbetet e mbyllur.

Së fundmi, “The Sun” shkruan se “gunners” po synojnë të sigurojnë shërbimet e yllit të Barcelonës, Malcom.

Dëshira e Arsenal është që ta marrin lojtarin në formë huazimi, deri në fund të këtij sezoni. Barcës do të mund t’i konvenonte kjo, pasi lojtari do të mund ta gjente formën e tij më të mirë në Londër.

Braziliani ka hasur në shumë vështirësi që nga transferimi i tij nga Bordeaux në “Camp Nou”.

Komento: