“Jo nuk është rritë pasuria, është rrit kredia”, Nagavci pasi pyetet për deklarim të pasurisë

10:25 | 10 Prill 2026
“jo-nuk-eshte-rrite-pasuria,-eshte-rrit-kredia”,-nagavci-pasi-pyetet-per-deklarim-te-pasurise

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njëherit shefe e GP të Lëvizjes Vetëvendosje para seancës së Kuvendit është pyetur se a e ka deklaruar pasurinë pranë Agjencionit Kundër Korrupsion (AKK).

Nagavci, ka thënë se këtë e ka bërë brenda afatit të rregullt, pra para datës 31 mars.Ndërsa, kur është pyetur se a ka pasur rritje të pasurisë, e njëjta duke buzëqeshur ka thënë “jo nuk është rritë pasuria, është rrit kredia”, ka deklaruar ajo.“Po e kam deklaruar pasurinë, brenda afatit të rregullt, para datës 31 mars…. Jo nuk është rritë pasuria, është rrit kredia”, ka thënë Nagavci.

Më 31 mars në ora 00:00 ka përfunduar procesi i deklarimit të pasurisë në Kosovë, ku deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë zhvillohet në tri faza: me marrjen e detyrës, përfundimin e saj dhe përmes deklarimit të rregullt vjetor për vitin paraprak

.Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, mbi 10 mijë e 350 zyrtarë janë të obliguar për deklarimin e rregullt këtë vit.

Komento: