
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë sot se marrëveshja e arritur me Iranin nuk është përfundimtare.
Duke folur në samitin e G7 në Francë, ai u shpreh se SHBA-të do të “kthehen te hedhja e bombave” nëse nuk i pëlqen marrëveshja përfundimtare, raporton BBC.
Kjo vjen ndërsa SHBA-të dhe Irani do të takohen në Zvicër të premten për të nënshkruar marrëveshjen – detajet e së cilës nuk janë publikuar ende.
Përmbajtja e marrëveshjes – e referuar si memorandum mirëkuptimi – nuk është publikuar ende.
Të hënën, Presidenti Trump tha se “marrëveshja është nënshkruar plotësisht” dhe teksti i plotë do të publikohet “shumë shpejt”.