Jo Ronaldo, Messi as Neymar, ky është lojtari më i pasur në botë

10:27 | 24 Shkurt 2019

Ronaldo, Messi e Neymari mendohen si lojtarët më të pasur në botë.

Megjithatë, në Premierligë, në skuadrën e Leicester City luan lojtari që ka pasurinë më të madhe në botën e futbollit.

Bëhet fjalë për një lojtar që nuk ka luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë të skuadrës, por që ka një klauzolë liruese prej 15 milionë eurove.

Faiq Bolkiah është lojtari që ka pasurinë më të madhe, por sigurisht jo për shkak të fitimeve personale, shkruan ‘Goal’.

Bolkiah është nipi i Sulltanit të Bruneit. Enigmatiku i ri ka një pasuri prej më shumë se 17 bilionë eurove.

Në anën tjetër, nëse marrim si shembull Cristiano Ronaldon, i cili në dallim me lojtarët e tjerë siguron të ardhura të mëdha, ai duket i ‘varfër’ krahasuar me Bolkiah.

Portugezi llogaritet të ketë një pasuri prej rreth 220 deri në 280 milionë euro.

Komento: