Jo Solskjaer, ky ishte trajneri që Ferguson dëshironte ta zëvëndësonte Mourinhon – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Jo Solskjaer, ky ishte trajneri që Ferguson dëshironte ta zëvëndësonte Mourinhon

09:17 | 26 Maj 2019

Duket se Alex Ferguson kishte një dëshirë tjetër sa i përketë trajnerit të Man Utd.

Ole Gunnar Solskjaer nuk ka qenë dëshira e Ferguson për të zëvendësuar Jose Mourinhon te Manchester United.

Trajneri norvegjez në fund të dhjetorit të vitit 2018, mori drejtimin e Manchester United, për të zëvendësuar të shkarkuarin Jose Mourinho.

Solskajer edhe pse në të kaluarën ka qenë edhe lojtar i kësaj skuadre, nuk ka qenë dëshira e Alex Ferguson për të marrë postin e trajnerit në ‘Old Trafford’.

‘Daily Mail’ shkruan se Ferguson ka kërkuar te Manchester United trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.

Ky i fundit po vazhdon të korrë suksese me Tottenham, ku kanë arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Komento: