Juventus nuk ndalet, pas Arthur transferon edhe talentin e Cityt.
Portugezi do të kryejë vizitat mjekësore së bashku me mesfushorin e Barcelonës, Arthur.
Gianluca Di Marzio shkruan se Felix Correira do të largohet nga Manchester City vetëm 1 vit pasi nënshkroi me qytetarët dhe do t’i bashkohet ekipit italian.
Ai pritet të luajë në ekipin U-23 sezonin e ardhshëm.
19-vjeçari sapo mbërriti në Angli prej Sportingut u huazua menjëherë në Holandë te AZ Alkmar.
Ai luan si sulmues krahu të djathtë, por mund të luajë dhe majtas. Correia është dhe lojtar kombëtareje sepse përfaqëson Portugalinë U-19.