Torino dhe Milan do të luajnë të dielën në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Kjo ndeshje do të jetë një shans për drejtuesit e Torinos që të vëzhgojnë nga afër sulmuesin e Milanit, Patrick Cutrone, i cili ka qenë në radar e tyre për një kohë të gjatë, përcjell ORAinfo.
Por mediat në Itali raportojnë se Cutrone nuk është i vetmi lojtar i Rossonerëve në listën e dëshirës për transferimin në Torino.
Torino ka ngjall interesim që të sjell në ekipin e tyre edhe Diego Laxalt.
Uruguariani nuk ka pasur shumë hapësirë në Milan dhe transferimi i tij në Torino gjatë afatit kalimtar të verës duket i arritshëm. /ORAinfo/