Po vazhdon të rritet numri i personave që humbën jetën në aksidentin në magjistralen Shkup-Tetovë.
Numri i tyre ka arritur në 8, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit.
Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 persona kanë humbur jetën dhe shumë persona të lënduar.
“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitete. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë 8 persona që kanë humbur jetën”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i brendshëm.