Jo vetëm gjashtë, rritet numri i persona që humbën jetën në aksident – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Jo vetëm gjashtë, rritet numri i persona që humbën jetën në aksident

19:20 | 13 Shkurt 2019

Po vazhdon të rritet numri i personave që humbën jetën në aksidentin në magjistralen Shkup-Tetovë.

Numri i tyre ka arritur në 8, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit.

Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 persona kanë humbur jetën dhe shumë persona të lënduar.

“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitete. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë 8 persona që kanë humbur jetën”, deklaroi Agim Nuhiu, zëvendësministër i brendshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!