Jo vetëm greva, sot po protestohet në Prishtinë, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Jo vetëm greva, sot po protestohet në Prishtinë, kjo është arsyeja

08:58 | 31 Janar 2019

Kohëve të fundit, grevat kanë qenë tema më e shpeshtë në vendin tonë, por sot dikush edhe po proteston.

Sot me fillim nga ora 09:00 para Klinikës së Kirurgjisë proteston një grup i inferimerëve, në shenjë të pakënaqësisë me Ligjin për Paga.

“Sa me masovikisht te merrni pjese do te ishte ne te mire te Infermierisë, se sa me shume te jemi, do te ndihmoje qe kërkesa jone te jete sa me e fuqishme dhe me serioze.

Ju njoftoj po ashtu qe kjo proteste përkrahet edhe nga Federata Sindikale e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e infermierëve.

Ndërkohë sot në arsim shënohet dita e 14-të e grevës.

SBASHK-u ka apeluar te deputetët që të votojnë ngritjen e koeficienteve sipas kërkesave të tyre, ose në të kundërtën ta hedhin poshtë këtë ligj.

Komento: