Pos situatës me koronavirus, janë dëgjuar edhe dridhje të tokës.
Një tërmet ka goditur Greqinë mbrëmjen e së premtës, duke shkaktuar panik, ndërkohë që vendi përballet me pandeminë e koronavirusit. Lëkundja me magnitudë 4.8 e kishte epiqendrën në Spatharei.
Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale. Ashtu si e gjithë bota, Greqia po përballet edhe me përhapjen e koronavirusit, ku sot u shënua viktima e 10-të.
Një tjetër person humbi jetën gjatë ditës së premte si pasojë e koronavirusit në Greqi, duke e çuar në 10 numrin e viktimave në këtë vend.
Numri i pacientëve të konfirmuar me koronavirus në Greqi është 495.