Jo vetëm Manaj, por edhe Edy Reja e pësoi keq në ndeshjen ndaj Uellsit

20:05 | 05 Qershor 2021

Mbrojtësi i Uellsit rrëzon për toke Manajn dhe Rejan.

Uellsi dhe Shqipëria janë duke e zhvilluar një ndeshje miqësore në “Cardiff City Stadium”, shkruan Zeri.info.

45 minutat e parë të ndeshjes atje janë mbyllur me rezultatin e barabartë dhe pa gola.

Megjithatë, pjesa e dytë ka filluar me një situatë interesante që i ndodhi përzgjedhësit të Shqipërisë, Edoardo Rejas.

Reja u rrëzua pasi mori një shtyrje nga Rey Manaj, me këtë të fundit që u shtye nga Rhys Norrington-Davies.

Reja pastaj kërkoi shpjegim nga uellsiani për atë veprim, teksa ai u ndëshkua me karton të verdhë.

Komento: