Jo vetëm që dështoi ndaj Celta Vigos, Barcelona merr edhe lajmin katastrofal

18:37 | 06 Nëntor 2021

Lëndohet sërish Ansu Fati.

Ansu Fati është lënduar sërish. Ylli i Barcelonës u lëndua në ndeshjen kampionale ndaj Celta Vigos.

Ansu Fati pati një tërheqje muskulare pas vrapimit që bëri dhe nuk ishte në gjendje ta vazhdonte ndeshjen, pak minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Ai u zëvendësua pastaj nga Philippe Coutinho dhe me shumë gjasë do të mungojë për disa javë.

Kujtojmë Barcelona që po fitonte 0:3 ndaj Celta Vigos, në fund mori vetëm një pikë në barazimin 3-3.

Komento: